Mahmoud Mohamed Barakat
03 Gusht 2020•Përditësim: 03 Gusht 2020
Sipas një burimi qeveritar ministri i Jashtëm libanez sot ka paraqitur dorëheqjen e tij te kryeministri i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimi, i cili punon në selinë e qeverisë në Beirut, tha se Nassif Hitti këtë mëngjes i dorëzoi dorëheqjen e tij kryeministrit Hassan Diab.
"Libani sot po rrëshqet në shndërrim në një shtet të dështuar", tha Hitti në një deklaratë. "Kam marrë pjesë në qeveri me perspektivë për të punuar për një punëdhënës të vetëm të quajtur Liban, dhe kam gjetur në vendin tim shumë punëdhënës dhe interesa kontradiktore".
Libani përjeton krizën më të rëndë ekonomike në historinë e tij, duke përkuar me zhytjen e monedhës vendore në më shumë se gjysmën e vlerës së saj, përveç nivelit të lartë të inflacionit që ka shtyrë gati gjysmën e popullsisë në kufirin e varfërisë.