Ahmed al-Masri,Zeynep Tüfekçi
27 Shtator 2017•Përditësim: 27 Shtator 2017
DOHA (AA) - Ministri i Mbrojtjes i Katarit Halid bin Muhammed el-Atijje tha se bllokada e zbatuar nga katër vendet arabe i ka bërë edhe më të fortë se sa më parë ndaj sfidave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve QNA të Katarit, Atijje ka mbajtur një fjalim në konferencën me temë "Sulmet kibernetike: Ndikimet ekonomike dhe sociale" në Universitetin Carnegie Mellon në Katar.
Duke folur për krizën mes Katarit dhe disa vendeve arabe, Atijje tha se vendi i tij i ka rezistuar me guxim kësaj krize dhe se ka dëshmuar se ka fuqinë për ta kapërcyer këtë.
Ai tha se vendet që kanë mbajtur një qëndrim ndaj Katarit, duke kryer një sulm kibernetik kundër QNA-së janë përpjekur që përballë komunitetit ndërkombëtar të fitojnë legjitimitet për bllokadën që po zbatojnë.
"Bllokada e zbatuar nga katër vendet na ka bërë shumë më të fortë se sa më parë kundër sfidave", tha Atijje.
Kujtojmë se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jemeni, Egjipti dhe Bahreini, me një deklaratë të bërë më 5 qershor njoftuan ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike me Katarin.