Ali Cura
21 Tetor 2020•Përditësim: 21 Tetor 2020
Ministri rus i Punëve të Jashtëm, Sergey Lavrov, u takua veçmas në Moskë dhe diskutoi situatën në Malësinë e Karabakut me ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë, Jeyhun Bayramov dhe Zohrab Mnatsakanyan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se Lavrov u takua dje me homologun armen, Mnatsakanyan, kurse sot me homologun e tij të azerbajxhanas, Bayramov.
Deklarata thekson se takimet pasuan bisedat e fundit telefonike midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrit armen, Nikol Pashinyan.
"Gjatë takimeve është biseduar për hapat e menjëhershëm lidhur me zbatimin e armëpushimit humanitar të arritur më parë dhe gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së Malësisë së Karabahut", thuhet në deklaratën e Moskës.
Armenia dhe Moska arritën një marrëveshje në Moskë më 10 tetor për vendosjen e një armëpushimi humanitar me qëllim shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve.
Ushtria armene shkeli armëpushimin disa orë më vonë kur vrau dhjetë dhe plagosi 35 civilë në një sulm me raketa në qytetin Ganja.
Më 15 tetor, forcat armene sulmuan gjithashtu banorët e Azerbajxhanit në Terter të cilët ishin në një varrim, ku u vranë katër civilë dhe katër të tjerë u plagosën.
Në sulmin e ri me raketa në Ganja, forcat armene vranë 13 civilë dhe plagosën më shumë se 50 të tjerë javën e kaluar dhe më pas delegacionet e Azerbajxhanit dhe Armenisë në Moskë përsëri ranë dakord për një armëpushim që hyri në fuqi më 18 tetor.
Autoritetet Azerbajxhanase njoftuan të nesërmen në mëngjes se pala armene përsëri nuk e respekton armëpushimin dhe kryen sulme ndaj Jabrayil dhe vendbanimeve të tjera të çliruara nga ushtria azerbajxhanase pas tre dekadave të okupimit armen.
Që nga 1991, ushtria armene ka pushtuar në mënyrë të paligjshme Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, bëjnë thirrje për tërheqjen e forcave pushtuese armene nga Malësia e Karabakut dhe shtatë rajoneve të tjera të okupuara të Azerbajxhanit.