Hakan Ceyhan Aydoğan
25 Prill 2017•Përditësim: 26 Prill 2017
MOSKË (AA) - Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se vendi i tij nuk bën dërgesa të armëve për militantët talebanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Lavrov është takuar në Moskë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Lamberto Zannier.
Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit Lavrov ndaj në pyetjen lidhur me pretendimet e disa zyrtarëve amerikanë se Rusia u ka dhënë armë talebanëve është përgjigjur se "Këto lloj deklaratash i shoh si përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga planet për të ndryshuar regjimin në Siri. Sigurisht që ne do ti kundërshtojmë këto".
Lavrov këto deklarata i ka cilësuar si "shprehje të pabaza dhe gënjeshtra".
Duke cekur edhe situatën në lindje të Ukrainës Lavrov tha se duhet të rritet siguria e misionit vëzhgues të OSBE-së.
Ndërsa edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Zannier vuri në dukje se palët veprojnë ngadalë në çështjen e zbatimit të marrëveshjes së Minskut. Ai tha se kjo situatë shkakton zhgënjime.
Zannier tha se do të vazhdojnë aktivitetet në këtë vend pavarësisht se një punonjës ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të automjetit të Misionit vëzhgues special të OSBE-së në Ukrainë.