Ömer Erdem
26 Maj 2020•Përditësim: 26 Maj 2020
Shteti i Afrikës jugore Mozambik, raportoi rastin e parë me vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë e Mozambikut, thuhet se një fëmijë 13-vjeçar në qytetin Nampula ka humbur jetën nga COVID-19.
Në vend deri më tani janë kryer mbi 8.000 teste, ndërsa në 24 orët e fundit më shumë se gjysma e rasteve janë fëmijët e moshës nën 14-vjeçare, gjë që është shqetësuese.
Deri më tani janë shënuar 209 raste dhe 71 prej tyre janë shëruar.