Ekip
24 Shtator 2015•Përditësim: 24 Shtator 2015
MOSKË (AA) – Muslimanët në mbarë botën sot shënojnë festen e Kurban Bajramit, ndërsa besimtarët sot i mbushën xhamitë në të gjitha qytetet në mënyrë që së bashku të falin namazin e Bajramit dhe njëri-tjetrit t'iu urojnë një nga festat më të mëdha muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, sot në prani të presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u bë hapja solemne e Xhamisë qendrore e cila pranon 10.000 besimtarë, ndërsa në mëngjesin e sotëm edhe ajo ishte tejet e vogël për t'i pranuar të gjithë besimtarët të cilët kishin ardhur për ta falur namazin e Bajramit. Ndërkohë në Moskë jetojnë rreth një deri dy milion muslimanë.
Besimtarët janë falur edhe në rrugët përreth, por edhe në disa lokalitete të tjera, të cilat autoritetet lokale i adaptuan për festën e bajramit.
Policia ruse dje kishte ndërmarrë masa të rritura sigurie ku morën pjesë edhe patrullat policore mbi kuaj dhe helikopterë.
Në Rusi jetojnë rreth 20 milionë muslimanë, ndërsa aktualisht në këtë vend janë mbi 7.000 xhami dhe mesxhidë.
Muslimanët në mbarë botën sot gjithashtu me gëzim shënojnë Bajramin. Xhamitë dhe mesxhidët në Turqi, Iran, Palestinë, Arabinë Saudite, Azerbeixhan, Afganistan, Indonezi, Egjipt, si dhe vendet e tjera evropiane sot ishin tejrmbushur me besimtarë.