Aşkın Kıyağan
15 Tetor 2017•Përditësim: 15 Tetor 2017
VJENË (AA) - Qytetarët me të drejtë vote në Austri sot u janë drejtuar kutive të votimit për të përcaktuar Parlamentin e 22-të Federal (Nationaltag), raporton Anadolu Agency (AA).
Procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme ka filluar në orën 07.00 me orën lokale dhe do të përfundojnë në orën 17.00.
Në Austri ndodhen 39 zona zgjedhore në 9 rajone, ndërsa në zgjedhje marrin pjesë 16 parti dhe garojnë 2.055 kandidatë, ku në mesin e tyre ndodhen edhe 20 kandidatë me origjinë turke.
Në zgjedhje ku kanë të drejtën e votimit edhe personat që kanë mbushur moshën 16 vjeç janë të regjistruar 6.4 milionë votues, ku ndër të tjera vihet theksi se në këto votime janë rreth 300 mijë persona të cilët do të votojnë për herë të parë.
Pragu zgjedhor është 4 për qind, ndërsa në të gjithë vendin janë ngritur 800 kuti votimi si dhe votuesit mund të përdorin votën e tyre edhe përmes dërgimit me letër (zarf).
Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve në vend ku 10 për qind e votuesve votojnë me anë të zarfeve përcaktohen pas numërimit të votave me letër.
Partia e qendrës së djathtë ÖVP pritet të jetë partia e parë
Në vendin e qeverisur për 34 vjet nga koalicionet, është parashikuar që edhe në përfundim të këtyre zgjedhjeve të formohet sërish një tjetër qeveri e koalicionit.
Ndërsa favorit i këtyre zgjedhjeve tregohet ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit, Sebastian Kurz, i cili në majin e kaluar kaloi në krye të Partisë Popullore Austriake (ÖVP) të qendrës së djathtë.
Partia e qendrës së djathtë e cila në zgjedhjet e zhvilluara në vitin 2013 në vend mori 24 për qind, pritet që të dalë e para duke marrë 31-34 për qind.
Në anketimet e opinionit publik, partneri aktual i qeverisë, Partia Social Demokrate (SPÖ) pritet të rrisë me 1 për qind votat e sajë ku në zgjedhjet e fundit ajo mori 26 për qind.
Ndër të tjera Partia Austriake e Lirisë (FPÖ) e cila në zgjedhjet e vitit 2013 mori 20.5 për qind të votave, parashikohet që të rrisë 5 pikë votat e saj duke arritur në 25 për qind.
Ndërkohë parashikohet që edhe Partia e re austriake (NEOS) e cila është formuar në vitin 2012 do të ruajë vendin e saj me 5 për qind që mori në zgjedhjet e 2013-ës.
Lëvizja e Re për të Ardhmen (NBZ), e themeluar nga personat me prejardhje turke në Austri, do të marrë pjesë në zgjedhje nga provinca e Vorarlbergut, vetëm me 8 kandidatë.