Derya Gülnaz Özcan
05 Tetor 2023•Përditësim: 05 Tetor 2023
Rastet me COVID-19 të regjistruara në Greqi janë rritur me shpejtësi në ditët e fundit, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave të Institucionit të Shëndetit Publik Kombëtar të Greqisë (EODY), në javën 18-24 shtator rastet me COVID-19 kanë treguar rritje në krahasim me numrin e javëve të mëparshme për të shtruarit në spital dhe të intubuarve për shkak të virusit.
Numri i personave që trajtohen në spital për COVID-19 ka kaluar 800, ndërsa numri i të sëmurëve të intubuar ka kaluar 150.
Ndërkohë që nuk njoftohet numri i rasteve aktuale, theksohet se në rritjen në fjalë ka qenë efektive edhe rifillimi i arsimit në shkolla.
Sipas lajmit të gazetës Ta Nea, në muajin tetor do të fillohet një proces i ri vaksinimi kundër COVID-19.
Në mënyrë që rastet e COVID-19 të mos krijojnë presion mbi sistemin shëndetësor, rëndësi do t'i kushtohet vaksinimit kryesisht të personave të moshuar dhe atyre me sëmundje kronike.
Greqia tashmë ka siguruar 1 milion e 600 mijë doza të vaksinave për procesin e ri të vaksinimit.
Këtë herë vaksinimi nuk do të jetë i detyruar dhe mund të aplikojnë ata që dëshirojnë të vaksinohen.