Kasım İleri
16 Mars 2017•Përditësim: 16 Mars 2017
WASHINGTON (AA) - Një gjykatës federal në Hawaii ka vendosur të pezullojë dekretin presidencial të Donald Trump që hynte në fuqi këtë natë dhe i cili sillte ndalesën e vizave për gjashtë vende muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykatësi federal në Hawai Derrick K. Watson në padinë e ngritur në rajon në lidhje me dekretin e ri të nënshkruar nga Trump dhe që sjellë ndalimin e vizave për gjashtë vendet me shumicë të popullsisë muslimane ka njoftuar se ka dhënë vendimin për pezullimin e kësaj në të gjithë vendin.
Avokatët e rajonit Hawaii kanë thënë se dekreti shkel nenin e parë të kushtetutës së SHBA-ve për shkak se ka drejtpërdrejt në objektiv muslimanët dhe pengon institucionet e punës dhe arsimit që të punësojnë njerëzit e talentuar si dhe ndikon në sektorin e turizmit të rajonit.