Vügar Novruzoğlu
05 prill 2016•Përditësim: 05 prill 2016
BAKU (AA) - Ministria e Mbrojtjes të Azerbajxhanit ka njoftuar se me marrëveshjen e palëve janë ndalur konfliktet në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ministrisë theksohet se me marrëveshjen në fjalë, në vijën e frontit më 5 prill 2016 në orën 12.00 janë ndaluar operacionet.
Gjithashtu u theksua se ushtria e Azerbajxhanit vazhdon përforcimet e pozicioneve në tokat të shpëtuara nga pushtimi.