03 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
ANKARA (AA) - Një grua në Marok është kapur me një klandestin në valixhen e saj, ndërkohë që po tentonte të kalonte në qytetin Ceuta që i përket Spanjës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të televizionit CNN, gruaja 22-vjeçare ka tentuar të kalojë një person të moshës 19-vjeçare me origjinë afrikane, brenda në valixhen e saj nga Maroku drejt qytetit Ceuta. Forcat e sigurisë kanë ndaluar gruan pasi kanë parë veprimet e dyshimta të saj gjatë transportit të çantës, ndërkohë që kalonte pikën e kontrollit.
Pas kontrollit policia konstatoi se në çantën e saj është një 19 vjeçar nga Gaboni i Afrikës. Ndërkohë më pas ai është marrë nën kujdesin mjekësor për shkak të qëndrimit pa ajër brenda në valixhe dhe përkeqësimit të gjendjes së tij.
Gruaja në fjalë mund të jetë përballë akuzës për transportimin e klandestinëve, akuzë kjo që në Spanjë dënohet deri në 7 vite burg.