Ekip
06 Shtator 2019•Përditësim: 07 Shtator 2019
Ish-presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe, ka ndërruar jetë në një spital në Singapor në moshën 95-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
"Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se ka ndërruar jetë themeluesi i Zimbabves dhe ish-presidenti Robert Mugabe", shkroi në Twitter sot në mëngjes, Emmerson Mnangagwa, presidenti aktual i Zimbabves.
Ish-lideri gueril i kthyer politikan mori pushtetin në zgjedhjet e vitit 1980. Ai shërbeu si kryeministër nga viti 1980-1987 dhe më pas si president nga viti 1987-2017.
"Mugabe ishte një ikonë e çlirimit, një pan-afrikan që përkushtoi jetën e tij për emancipimin dhe fuqizimin e popullit të tij. Kontributi i tij në historinë e kombit tonë dhe kontinentit nuk do të harrohet kurrë. Shpirti i tij le të qëndrojë në paqe të përjetshme", tha presidenti Mnangagwa.
I lindur më 21 shkurt të vitit 1924 në Kutama në veriperëndim të Harare, Mugabe u regjistrua në Universitetin Fort Hare në Afrikën e Jugut.
Pas mësimit në Ganë, Mugabe u kthye në Rodezia ku u arrestua për veprimtaritë e tij nacionaliste në vitin 1964, ku i kaloi 10 vitet e ardhshme në kampe ose burg. Rodezia ishte një shtet i panjohur në Afrikën Jugore nga 1965-1979, ekuivalent në territor me Zimbabven moderne.