Büşra Selvi Öğütcen
09 Dhjetor 2019•Përditësim: 10 Dhjetor 2019
Si pasojë e sëmundjes së kancerit në mushkëri, në moshën 79 vjeçe ka ndërruar jetë aktori amerikan Rene Auberjonois, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të djalit të tij Remy-Luc Auberjonois për agjencinë Associated Press, aktori amerikan ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Auberjonois njihet me karaterin Odo në filmin "Star Trek: Deep Space Nine" dhe "Father Mulcahy" në filmin "M.A.S.H.", ndërsa rol kishte edhe në komedinë "Benson".
Auberjonois po ashtu kishte huazuar zërin për karaterin e kuzhinierit Louis në filmin e animuar "Sirena e vogël", duke interpretuar po ashtu edhe në animacione të tjera të ndryshme.