Hamdi Yıldız
12 Prill 2019•Përditësim: 12 Prill 2019
Është bërë i ditur rezultati zyrtar i zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të cilat u mbajtën të martën në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të publikuar në faqen e internetit të gazetës "Yedioth Ahronoth" në Izrael, Komisioni Zgjedhor ka njoftuar se partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka fituar në zgjedhje duke marrë 36 mandate në Parlament.
Po ashtu Komisioni Zgjedhor ka njoftuar se Aleanca "Kaltër e Bardh" ka dalë e dyta duke fituar 35 deputetë në Parlamentin me 120 vende ndërsa partia "Izraeli shtëpia jonë" nën udhëheqjen e ish-ministrit të Mbrojtjes Avigdor Liberman ka arritur të fitojë 5 mandate.
Gjithashtu edhe Aleanca Arabe ka marrë 6 deputetë si dhe 5 mandate Partia Meretz (Forca) e cila është njëra prej dy partive të pandryshueshme të së majtës.
Sipas rezultateve të këtyre zgjedhjeve, krahu i ekstremit të djathtë do të ketë mundësi për të formuar qeverinë për arsyen se ka arritur të fitojë 65 deputetë.
Benny Gantz, një nga dy liderët e parë të Aleancës "Kaltër e Bardh" në në deklaratë që dha natën e zgjedhjeve pas shpalljes së rezultateve jozyrtare tha se "Netanyahu mori pranë tij ekstremistët. Ai do të formojë qeverinë dhe ky është rezultati. Duke patur parasysh rezultatet paraprake të zgjedhjeve, kjo është e vërteta".