Adam Abu Bashal
13 Mars 2018•Përditësim: 13 Mars 2018
ABUJA (AA) – Në sulmet e armatosura mbrëmë në pjesën qendrore të Nigerisë, shtet në Afrikën Perëndimore, kanë humbur jetën 25 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, 25 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve të armatosura në afërsi të fshatrave Kaura dhe Bassa pranë provincës Plateau.
Zëdhënësi i policisë rajonale, Mathias Tyopev deklaroi se 3 nga të vdekurit janë fëmijë dhe 3 gra.
Tyopev thotë se fshatarët janë sulmuar nga persona ende të paidentifikuar. Ai tha se kanë filluar hetimet lidhur me rastin.
Rajoni kohë pas kohe bëhet skenë e përleshjeve mes fermerëve dhe barinjve. Në një sulm të armatosur dy ditë më parë në provincën Plateau mbetën të vrarë 16 persona.