Saadet Gökce
15 shtator 2026•Përditësim: 15 shtator 2026
Një mjet ajror pa pilot japonez "Global Hawk" u zhduk sot mbi Detin e Japonisë, transmeton Anadolu.
Forcat e Vetëmbrojtjes Ajrore të Japonisë nisën operacion kërkimi pasi humbën komunikimin me dronin, raportoi "Kyodo News".
Komunikimi u humb rreth orës 12:58 ndërsa droni po fluturonte rreth 50 kilometra nga brigjet e prefekturës Tottori në Japoninë perëndimore.
Forca e mbrojtjes nuk pranoi të shtjellonte natyrën e misionit të avionit, duke e shpjeguar atë si një fluturim stërvitor.
Roja Bregdetare më vonë tha se mbeturinat që besohet të jenë nga "Global Hawk" u gjetën në det.
Japonia ka tre dronë vëzhgimi aktiv "RQ-4 Global Hawk" të blerë nga kompania amerikane e mbrojtjes "Northrop Grumman".
Ata u vendosën për herë të parë në bazën ajrore Misawa në prefekturën e Aomori-t në verilindje të Japonisë në vitin 2022.