Halit Süleyman,Mohamad Misto,Selen Temizer
02 Dhjetor 2016•Përditësim: 02 Dhjetor 2016
HALEP (AA) - Drejtori i Mbrojtjes Civile në Halep, Ammar Essalmo, në lidhje me situatën e qindra mijëra civilëve që ndodhen nën objektivin e sulmeve intensive të regjimit të Bashar al Asadit dhe mbështetësve të tij në Siri tha se "Civilët dhe të plagosurit largohen nga një lagje në tjetrën. Njerëzit që ne shpëtojmë ditën e sotme, të nesërmen ato vriten", raporton Anadolu Agency (AA).
Regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij që nga 15 nëntori e deri tani vazhdojnë të sulmojmë nga ajri dhe toka vendbanimet civile nën kontrollin e opozitarëve në lindje të qendrës së qytetit Halep.
Për shkak të shembjes së një pjese të madhe të stacioneve bazë të antenave dhe për shkak të prerjes së linjave telefonike nga regjimi, në qytet komunikimi mund të kryhet në mënyrë të kufizuar vetëm nëpërmjet internetit.
Drejtori i Mbrojtjes Civile në Halep, Ammar Essalmo, në një audio regjistrim të dërguar nëpërmjet internetit gazetarit të AA-së i ka shpjeguar se në cilën situatë ndodhen civilët.
Duke theksuar se në Halep po përjetohet një fatkeqësi njerëzore të pa imagjinueshme, Essalmo ka theksuar: "Mijëra predha raketash dhe të topave kanë patur në objektiv ndërtesat, spitalet, qendrat e mbrojtjes civile, etj. Civilët dhe të plagosurit largohen nga një lagje në tjetrën. Njerëzit që ne shpëtojmë ditën e sotme, të nesërmen ato vriten. Në sulmet e fundit u shembën 2 qendra të mbrojtjes civile, u dëmtuan të gjitha mjetet e punës. Rusia dhe regjimi zhvillojnë mënyra të reja në vrasjen e njerëzve. Ato privojnë njerëzit nga shërbimet më themelore si ujë dhe energji elektrike. Ky nuk është vetëm faji i regjimit, Iranit dhe Rusisë. Ky është një faj i komunitetit ndërkombëtar. Këtu njerëzit jetojnë në mesin e zgjedhjes për zhvendosjen, urinë ose vdekjen."
Në lindje të Halepit jetojnë afro 300 mijë civilë, të cilët ndodhen që prej 3 muajsh nën rrethimin e regjimit. Sulmet e ndërmarra në 17 ditët e fundit ku kanë humbur jetën mbi 750 civilë dhe ku janë plagosur afërsisht 2.500 të tjerë kanë lënë jashtë shërbimit të gjitha spitalet dhe shkollat në qytet. Ndërsa mijëra civilë vazhdojnë të ndërrojnë vendet tyre në mesin e lagjeve nën kontrollin e opozitarëve që i vërejnë më të sigurta.