Aydoğan Kalabalık
28 Maj 2019•Përditësim: 28 Maj 2019
Aviokompania egjiptiane "Egyptair", për shkak të ngjarjeve në Sudan ka anuluar fluturimet në relacionin Kajro-Khartoum, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga aviokompania egjiptiane thonë se për shkak të situatës momentale në Sudan kanë vendosur të anulojnë fluturimet e caktuara për sot. Ata theksuan se do të ndjekin situatën dhe sipas asaj do të marrin vendimin.
Deklarata e Lirisë dhe Forcave të Ndryshimit në Sudan për sot dhe nesër paralajmëroi grevë të përgjithshme.
Pas protestave disa mujore antiqeveritare, ushtria e Sudanit para do kohe përmbysi presidentin Omar al-Bashir, i cili udhëhoqi këtë vend afrikan nga viti 1989.
Ushtria themeloi Këshillin Ushtarak i cili duhej të administronte me vendin në periudhën kalimtare prej dy vitesh. Opozita kundërshton sundimin e Këshillit Ushtarak dhe kërkon formimin urgjent të autoritetit civil në këtë vend afrikan.