Melike Pala
03 Korrik 2023•Përditësim: 04 Korrik 2023
Komiteti i Punës (RSC) i përbërë nga Republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA u nis për në Tajvan për të zhvilluar takime zyrtarë të nivelit të lartë të qeverisë, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë CNA të Tajvanit, delegacioni i përbërë nga përfaqësues republikanë, do të zhvillojnë takime me përfaqësues të qeverisë së Tajvanit dhe institucioneve "Think tank" në kuadër të vizitës së tyre pesë ditore.
Ministria e Jashtme e Tajvanit njoftoi se delegacioni do të vizitojë zyrtarët e nivelit të lartë të qeverisë, përfshirë lideren tajvaneze Tsai Ing-wen zëvendësin e saj Lai Ching-te dhe ministrin e Jashtëm, Joseph Wu.
Ministria informoi se në delegacionin e kryesuar nga kreu i Komitetit të Punës (RSC) dhe përfaqësuesi i Oklahoma-s, Kevin Hern marrin pjesë edhe disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve.
Anëtarët e RSC-së janë mbështetës të rëndësishëm të Tajvanit në çështje të ndryshme të diskutuara në Kongres.
RSC, grupi më i madh i Kongresit Amerikan, përbëhet nga 175 anëtarë të Partisë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve.