Hacer Başer
29 Prill 2021•Përditësim: 29 Prill 2021
Ushtria izraelite theksoi se një prej dronëve të saj u rrëzua në Gazën veriore gjatë një operacioni rutinë në zonë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avichay Adraee, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), konfirmoi lajmin në një deklaratë në Twitter, duke shtuar se nuk ka "asnjë shqetësim për rrjedhje të informacionit" nga droni.
Ndërkohë, një burim nga një prej grupeve të rezistencës në Gaza i cili foli për AA në kushte që të mos përmendet emri i grupit tha se grupi i tij ka marrë dronin, por nuk dha detaje të tjera.
Gaza ka qenë dëshmitare e një përshkallëzimi ushtarak që nga e premtja, ku grupet palestineze të rezistencës kanë qëlluar me raketa nga Gaza drejt zonave Izraelite, ndërsa ushtria e Izraelit ka shënjestruar disa pozicione të krahut ushtarak të Hamas-it në Gaza.
Zhvillimet në Gaza ndodhën pasi shpërthyen përplasjet në Kuds midis palestinezëve dhe forcave izraelite të cilët u përpoqën të parandalonin grumbullimin në zonën e portës së Damaskut në Qytetin e Vjetër të Kudsit.
Të hënën, kabineti izraelit i sigurisë autorizoi kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Benny Gantz, për të sulmuar Gazën nëse vazhdojnë sulmet me raketa.