Umur Koçak Semiz
28 Shtator 2016•Përditësim: 28 Shtator 2016
EL CAJON (AA) - Njoftohet se një afro-amerikan ka humbur jetën pasi është qëlluar nga policia në Californi të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë, Jeff Davis, ka njoftuar se 30 vjeçari afro-amerikan që u qëllua nga policia në El Cajon në afërsi të San Diegos ka humbur jetën në spitalin ku ai ishte dërguar për mjekim.
Dy policët pasi pas një denoncimi kanë qëlluar mbi afro-amerikanin identiteti i të cilit ende nuk është publikuar pasi ia kishte nxjerrë nga xhepi një objekt dhe ia kishte drejtuar policëve, është shprehur Davis.