Ekip
30 Gusht 2017•Përditësim: 31 Gusht 2017
INARAJAN VILLAGE, (AA) — Një tërmet me magnitudë prej 5.2 ballë ka goditur ishullin e Guamit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve thekson se tërmeti goditi në orën 8 të mëngjesit Guamit. Epiqendra ishte 51.7 milje (83.4 kilometra) në juglindje të fshatit Inarajan, një komunitet prej rreth 2,300 persona.
Tërmeti kishte një thellësi prej 6 miljesh (10 kilometra).
Koreja e Veriut kërcënoi kohët e fundit për të nisur raketa balistike në ujërat pranë Guamit. Megjithatë, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, më vonë tha se ai do të shikonte sjelljen e Uashingtonit përpara se të ekzekutohej plani.