13 nëntor 2015•Përditësim: 14 nëntor 2015
STAVANGER (AA) - Policia norvegjeze nuk do të mbajë më armë. Pasi që gjatë vitit të kaluar kanë mbajtur armë në patrullim, policët norvegjez që nga java e ardhshme përsëri do të patrullojnë të pa armatosur, ka bërë të ditur Policia norvegjeze, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi për armatosjen e policisë në Norvegji është marrë në baza të përkohshme pasi që shërbimet e sigurisë një vit më parë kanë rritur nivelin e vigjilencës për sulme të mundshme terroriste. Policia njoftoi se "nuk ka më baza për vazhdimin e mbajtjes së armëve gjatë patrullimeve policore".
Është bërë e ditur se policia do të mbajë armët e tyre në automjetet e tyre të patrullës.
Pas sulmit në korrik të viti 2011 ku sulmuesi, antimusliman, vrau 69 persona në një kamp veror për të rinj dhe tetë persona në shpërthimin e autobombës në Oslo, në Norvegji është nisur debati për gatishmërinë e policisë për sulmet terroriste. Debati rezultoi me vendimin për armatosjen e patrullave policore.