29 Gusht 2016•Përditësim: 30 Gusht 2016
OSLO (AA) - Rrufeja ka mbytur mbi 300 drerë të egër, të njohur si renë, në pjesën qendrore të Norvegjisë. Kjo dukuri nga zyrtarët lokalë llogaritet si fatkeqësi jashtëzakonisht e madhe natyrore, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Norvegjeze për Mbrojtjen e Mjedisit ka publikuar foto të tmerrshme në të cilat shihet grumbulli i drerëve të mbytur të veriut të shpërndarë në fushën e vogël malore të Hardangervidda. Nga agjencia bëjnë të ditur se rrufeja të premten mbyti 323 renë.
Zëdhënësi i agjencisë Kjartan Knutsen tha se nuk është diçka e pazakontë që drerët apo kafshë tjera të egra të mbyten si pasojë e rrufesë, por se "nuk kanë dëgjuar për një numër të tillë më parë".
Ai tha se gjatë motit të keq renët zakonisht qëndrojnë së bashku që mund të shpjegojë tragjedinë e këtyre përmasave.
Gjatë ndërrimit të stinëve disa mijëra renë migrojnë nëpër platonë shterpe të Hardangerviddas.