Recep Şakar
14 Qershor 2017•Përditësim: 15 Qershor 2017
MELBURN (AA) – Disa rrugë dhe sheshe në qendrën e qytetit Melburn në Australi, u rrethuan me blloqe prej betoni për arsye se mund të jenë objektiv i sulmeve terroriste me automjet, raporton Anadolu Agency (AA).
Me vendimin e marrë nga qeveria e provincës Victoria, në hyrje të Sheshit të Federatës dhe të Lagjes Bourke janë vendosur pengesat prej betoni, për të penguar hyrjen e automjeteve.
Në një deklaratë, kryeministri i provincës Victoria, Daniel Andrews, tha se qyteti ndodhet në rrezik të lartë nga sulmet e mundshme terroriste me automjet dhe që vendin e barrierave të vendosura përkohësisht pas 6 muajsh do ta marrin barrierat e përhershme.
Blloqet prej betoni të cilat u vendosën në hapësirat ku dendësisht ka këmbësorë, në rast nevoje do të vendosen edhe në vende tjera.
Përveç blloqeve prej betoni në qendrën e qytetit të Melburnit, edhe patrullat policore po qëndrojnë në zona publike kundër një sulmi të mundshëm.
Në qytet janë rritur masar e sigurisë për shkak të aktiviteteve sportive, koncerteve dhe festivaleve.
Javën e kaluar në qytetin Melburn në lagjen Brighton organizata terroriste DEASH kishte vrarë një burrë në banesë si dhe kishte marrë peng një grua. Në anën tjetër më 20 janar të këtij viti në Dimitrious Gargasoulas kanë përplasur këmbësorët me automjet dhe në incident kishin humbur jetën 6 persona, kurse 26 të tjerë ishin plagosur. Ndërkaq, në sulmin terrorist të realizuar me automjet në Londër, 2 australianë kishin humbur jetën.