Hasan Esen
08 Janar 2016•Përditësim: 09 Janar 2016
BRUKSEL (AA) – Prokuroria federale belge pohon se në Bruksel është gjetur shtëpia në të cilën sulmuesit përgjegjës për masakrën e Parisit, prodhuan mjetet shpërthyese, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Prokurorisë në shtëpinë e lagjes Schaerbeeek janë gjetur shenja gishtërinjsh të Salah Abdselam, i cili arriti të arratiset pas sulmit, substancat të përdorura për prodhimin e mjeteve shpërthyese dhe tre jelekë të cilët i kanë përdorur vetëvrasësit me bombë.