Ali Ballı
03 Nëntor 2017•Përditësim: 04 Nëntor 2017
MUGLA (AA) – Ekipe të rojës bregdetare turke në ujërat e Detit Egje, afër ishullit Imiu, kanë gjetur kufomat e dy migrantëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Roja bregdetare njoftoi se nga grupi i migrantëve ilegalë morën thirrje për ndihmë, ndërsa në vendin e ngjarjes u dërguan katër varka të rojës bregdetare, një avion dhe një helikopter.
Kufomat janë gjetur 275 metra në jugperëndim të ishullit, ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.