Muhammed Macid ,Afra Aksoy
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 04 Dhjetor 2016
GAZA (AA) - Në Gaza u mbajtën ushtrimet ushtarake për të provuar nivelin e gadishmërisë kundër sulmeve eventuale dhe të trupava të para ndihmëse, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ushtrimet ushtarake në të cilat përfshihen të gjitha rajonet e Rripit të Gazës morën pjesë policë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile dhe nga ekipet e ndihmës së parë.
Ushtrimet ushtarake zgjatën 4 orë ndërsa u realizuan kundër sulmeve eventuale ku në shënjestër mund të jenë njësitë e sigurimit dhe zonat e banimit.
Gjatë ushtrimeve u boshatisën disa shkolla dhe u hulumtuan çështjet në lidhje me nidhmën e parë për të plagosurit eventual në zjarr.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme palestineze Ijad el-Bazem tha se ushtrimet janë realizuar me qëllim të ngritjes së gadishmërisë së forcave të sigurisë në gjendje të jashtëzakonshme, duke filluar nga lufta.
“Punojmë për mbrojtjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe për dhënien e shërbimeve më të mira qytetarëve tanë në gjendje të vështira", tha ai.
Bazem tha se në ushtrime morrën pjesë më qindra pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Viteve të fundit Izraeli ka sulmuar disa herë Gazën. Sulmi i parë në vitin 2008, i dyti në 2012 dhe sulmi i tretë u ndërmorr në vitin 2014. Në këto sulme humbën jetën me qindra persona, ndërsa u shkatërruan me mijëra ndërtesa.