Ekip
18 Tetor 2016•Përditësim: 18 Tetor 2016
ATHINË (AA) –Dhjetë mijë refugjatë që kanë ngelur të bllokuar në Greqi janë të gatshëm të zhvendosen në ndonjë shtet të Bashkimit Evropian, deklaroi të martën zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian (PE) Dimitris Papadimoulis, njëherësh anëtar i partisë greke Syriza, raporton Anadolu Agency (AA).
Komentet ai i bëri në një konferencë për mediat në Bruksel e cila u transmetua edhe nga kanali televiziv i Komisionit Evropian, ku tha se disa shtete anëtare të BE-së që refuzojnë të pranojnë refugjatë, krijojnë probleme të cilat mbajnë të bllokuar dhjetë mijë refugjatë të cilët janë të gatshëm të zhvendosen nga atje.“Themi se njerëzit nuk janë numra, por ndonjëherë numrat flasin shumë për njerëzit, sidomos për dhjetëra mijëra që kanë ikur nga lufta bashkë me familjet e tyre. Evropa duhet të jetësojë përgjegjësitë dhe të ndihmojë”, tha Papadimoulis.