Ekip
03 Tetor 2016•Përditësim: 04 Tetor 2016
TRIPOLI (AA) – Një gazetar holandez është qëlluar për vdekje të dielën ndërsa kishte qenë duke mbuluar përleshjet mes forcave qeveritare dhe militantëve të DAESH-it në qytetin verior të vendit, Sirte, raporton Anadolu Agency (AA).
“Gazetari Jeroen Oerlemans u vra nga një snajper i DAESH-it”, deklaroi për AA zëdhënësi i spitalit në Misrata, sipas të cilit trupi i pajetë i gazetarit është transferuar në spitalin e tyre.