Jeyhun Aliyev
16 Nëntor 2018•Përditësim: 16 Nëntor 2018
RIAD (AA) - Në Mekë dhe Medine të Arabisë Saudite do të realizohet një funeral në mungesë për gazetarin e vrarë saudit, Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Salah Khashoggi, i biri i gazetarit të vrarë të “The Washington Post”, përmes llogarisë së tij në twitter bëri të ditur se do të lexohen lutje në Medine pas namazit të mëngjesit, si dhe në Mekë pas namazit të xhumasë.
Më herët, Salah tha se ngushëllimet për babanë e tij do të pranohen nga e premtja deri të dielën në shtëpinë në qytetin Jeddah.
Khashoggi, një kontribues i rregullt për “The Washington Post”, u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll.
Pas disa javëve të mohimit për përfshirje në krim, Arabia Saudite pranoi se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës, por pohoi se familja mbretërore saudite nuk kishte njohuri paraprake për ndonjë komplot për vrasjen e gazetarit.
Trupi i Khashoggit ende nuk është kthyer te familja e tij, edhe pse është kërkuar kthimi i trupit mes raporteve se është tretur kimikisht.