Ali Cura
27 Tetor 2022•Përditësim: 29 Tetor 2022
Shërbimi Federal i Mbrojtjes në Rusi (FSO) zhvilloi në Moskë stërvitje për mbrojtjen e ndërtesave të administratës dhe parlamentit nga kërcënimet terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).
FSO, njësia përgjegjëse për mbrojtjen e punonjësve shtetërorë të nivelit të lartë dhe të disa pronave federale në Rusi, po zhvillon stërvitje speciale taktike të planifikuara për kompleksin e administratës presidenciale, dhomës së ulët të parlamentit rus (Duma), dhomës së sipërme të Këshillit të Federatës dhe për ndërtesat e qeverisë.
Sipas FSO-së, stërvitja përfshin shtypjen e kërcënimeve të cilësuara terroriste, shuarjen e zjarrit, sigurimin e trajtimit mjekësor dhe arrestimin e kriminelëve.
Në median sociale u pasqyruan pamjet e disa punonjësve të sigurisë me uniformë dhe mjeteve të blinduara pranë ndërtesës së Këshillit të Federatës në Moskë gjatë natës.
Më 19 tetor në të gjitha rajonet e Rusisë u vendos "situata e gatishmërisë" në tre nivele të ndryshme për periudhën e luftës në Ukrainë.
Në rajonet ku përfshihet edhe Moska u shpall "gjendja e gatishmërisë bazë" dhe zyrtarëve në rajonet në fjalë iu dhanë kompetencat për të marrë vendimet e nevojshme për të garantuar rregullin dhe sigurinë.