Yusuf Hatip
05 tetor 2019•Përditësim: 07 tetor 2019
Vizitorët kanë treguar një interes të madh për "Smile Safari" i cili është muzeu më i madh i Instagramit në Evropë dhe i pari në Belgjikë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Muzeu i hapur në qendrën e panaireve Tour & Taxis në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, do të presë vizitorët deri në fund të muajit nëntor duke ofruar momente argëtuese për të gjithë vizitorët që kanë telefona të mençur.
BRUKSEL (AA) - Vizitorët kanë treguar një interes të madh për "Smile Safari" i cili është muzeu më i madh i Instagramit në Evropë dhe i pari në Belgjikë. Muzeu i hapur në qendrën e panaireve Tour & Taxis në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, do të presë vizitorët deri në fund të muajit nëntor duke ofruar momente argëtuese për të gjithë vizitorët që kanë telefona të mençur. ( Dursun Aydemir - Anadolu Agency )
Brenda tij ndodhen dhoma që janë rregulluar në mënyra të ndryshme për përdoruesit e Instagramit të cilët dëshirojnë të pozojnë në dhomat me drita, duke bërë sërf mbi copën e picës apo duke dalë nga torta e ditëlindjes.
Ndërsa për vizitorë që duan të veshin kostume të stileve të ndryshme në hyrje të "Smile Safari" ndodhen edhe kabina të posaçme.
Organizatori i aktivitetit, Hannes Coudenys tha se kjo ide lindi derisa shëtiste në SHBA dhe vendosi të hapë një të ngjashëm edhe në Belgjikë. Ndërkohë vizitorët muzeun e kanë cilësuar si "Parajsa e Instagramit".
Vlerësohet se në të gjithë botën ka rreth 3.5 miliardë përdorues të mediave sociale. Kjo shifër është e barabartë me rreth 45 për qind të popullsisë së botës.