Levent Tok
22 Gusht 2017•Përditësim: 22 Gusht 2017
STAMBOLL (AA) – Në sulmet e realizuara në qendër të qytetit Raka, që ndodhet nën kontrollin e DEASH-it në veri të Sirisë, brenda 24 orëve kanë humbur jetën 78 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në rrjete sociale nga rrjeti aktivist i quajtur “Rakka po masakrohet në heshtje” thuhet se për shkak të sulmeve ajrore të koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-ve dhe sulmeve të artilerisë së Forcave Demokratike të Sirisë (FDS) të formuara nga PKK/PYD, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 78 civilë.
Ndryshe, operacioni në qendrën e qytetit të Rakas i kryesuar nga SHBA-të nisi më 6 qershor.
Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) më parë ka njoftuar se të paktën 1.400 civilë kanë humbur jetën si pasojë e operacioneve në Raka nga muaji dhjetor i vitit të kaluar e deri në fund të muajit korrik, në mesin e të cilëve 308 janë fëmijë dhe 203 gra.
Për shkak të sulmeve në qendër të qytetit të Rakas të koalicionit kundër DEASH-it dhe organizatës terroriste PKK/PYD rreth 450 mijë civilë janë detyruar që t’i braktisin shtëpitë e tyre. Për shkak të përleshjeve në qendër të qytetit rreth 30 mijë civilë kanë mbetur nën rrethim.