Haydar Hadi
29 Dhjetor 2015•Përditësim: 30 Dhjetor 2015
BAGDAT (AA) - Njoftohet se në sulmet ajrore të kryera nga ana e forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të kundër organizatës terroriste DAESH në krahinën Enbar të Irakut që nga muaji korrik janë vrarë 2 mijë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën për shtyp të bërë nga ana e zëdhënësit të forcave të koalicionit, Steve Warren në ambasadën e SHBA-ve në Bagdad, theksohet se gjatë operacioneve të rikthimit të Ramadit brenda një jave janë vrarë 200 militantë të DAESH-it. Ai tha se në këtë operacion nuk kanë marrë pjesë ushtarët amerikanë të cila luftojnë në tokë dhe helikopterët luftarak, por avionët luftarak të forcave të koalicionit kanë mbështetur forcat e Irakut të cilët kanë luftuar në tokë.
Warren ka theksuar se në sulmet ajrore të kryera kundrejt organizatës terroriste DAESH në krahinën Enbar të Irakut që nga muaji korrik janë vrarë 2 mijë militantë. Ai gjithashtu tha se koalicioni ndërkombëtar ka trajnuar disa njësi të ushtrisë irakiane, forcat për luftë kundër terrorizmit dhe forcat lokale policore të Enbarit, dhe se i është ofruar ndihmë për bombat e montuara në skaj të rrugëve për njësitë inxhinerike.
- Shpëtimi i Mosulit do të marrë kohë-
Warren i cili theksoi se rikthimi i Mosulit dhe qarkut Felluce të krahinës Enbar të kontrolluar nga ana e DAESH-it është tejet i rëndësishëm, tha se: "Shpëtimi i Mosulit do të marrë kohë, për shkak se është qyteti i dytë i madh i vendit. Qeveria e Irakut i vazhdon punimet e saj në lidhje me këtë çështje".