Muhammed Bilal Kenasari
03 Tetor 2015•Përditësim: 03 Tetor 2015
WASHINGTON (AA) - Në SHBA, veçanërisht sulmet e armatosura ndodhin shpesh herë në shkolla, ku në 10 vitet e fundit në SHBA kanë vdekur më shumë se 300 mijë njerëz si pasoje e sulmit të armatosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në SHBA, ku nuk është caktuar kufiri ligjor për armatim, çdo vit humbin jetën përafësisht 10 mijë persona nga të shtënat me armë. Vlerësohet se në duart e civilëve në SHBA gjenden rreth 300 miljon armë zjarri.
Presidenti Barack Obama në deklaratën e tij në lidhje me sulmin e armatosur që ndodhi në kolegjin Umpqua të Oregon-it ku humbën jetën 15 persona tha se "Kjo tashmë është bërë një rutinë, thirrja ime nga kjo tribunë është që të përfundoje kjo rutinë" duke shtuar "Por duke u mbështetur në përvojën time gjatë presidencës nuk mund të jap garancion të tillë" ku u shfaq se as fuqia e presidentit të SHBA-ve nuk është e mjaftueshme për të ndaluar lobin e armëve.
Njerëzit që humbin jetën nga të shtënat me armë në shkollat në SHBA me shprehjen e presidentit Obama "është bërë një rutinë" qindra mijëra njerëz u vranë si pasojë të shtënave me armë zjarri. SHBA-të si rezulltati i kësaj është në vendin e parë ndër shtetet e zhvilluara.
Ky fjalim i Obamës në lidhje me dhunën e armatosur është i 15-ti me rradhë ku 11 nga to ishin adresime publike.
Obama në fjalimin e tij duke i bërë thirrjes medies të SHBA-ve tha që të bëjnë "ekzaminim krahasues" mes vdekjeve të njerëzve si pasojë i sulmeve terorriste dhe dhunave me armë, e sfidoj mediën amerikane për lajmet që marrin pjesë në lidhje me terorrizmin më shumë se dhunës së armatosur.
- U vranë qindra mijëra njerëz-
Sipas informatave më aktuale të shpallura në SHBA, mes viteve 2004 dhe 2013 numri i njerëzve të vdekur si pasojë të qëllimit me armë zjarri shprehen me qindra mijëra ndërsa njerëzit të vdekur si pasojë të sulmeve terorriste shprehen me dhjetëra.
Si pasojë e armatimit të pandalshëm në këtë vend, numri i të vdekurve nga të shtënat me armë është në mënyrë të pakrahasueshme më shumë nga numri i të vdekurve në sulmet terorriste.
Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollë dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjatë viteve 2004 dhe 2013 nga dhunat me armë, mbrenda kufijve të SHBA-ve kanë humbur jetën 315 mijë 545 persona.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të SHBA-ve, në të njëjtën periudhë në sulmet terorriste që kanë ndodhur jashtë kufijve të SHBA-ve kanë humbur 277 shtetas amerikan, ndërsa në sulmet terorriste që kanë ndodhur mbrenda kufijëve të SHBA-ve kanë humbur jetën 36 shtetas amerikan.
- Në çdo shtëpi, e tretë ka armë-
Vlerësohet se në duart e civilëve në SHBA gjenden rreth 300 milion armë zjarri. Sipas një studimi i bërë nga ana e firmës kërkimore PEW thuhet se një e treta e popullësisë amerikane ka një ose më shumë armë në shtëpitë e tyre.
Duke pasur parasysh popullsin e SHBA-ve rreth 320 milion, në çdo 100 person bie 90 armë ose për çdo person një armë.
Individët pothuajse janë në garë për shkak se janë të mbrojtur nga kushtetuta për armatimin e tyre.
Blerja e armës është lehtë aq sa blerja e bukës. Armët të cdo lloji shiten nga dyqanët për armë pavarësisht nga dosja penale e personit.
- Lobia e armës është shumë aktiv
Lobia e armëve është lobija që i përdor më së miri fushatat zgjedhore në SHBA të cilët janë të bazuara në donacione, në këtë mënyrë merr shumë politikan nën ndikim.
Në veçanti Unioni Kombëtar i Pushkës është duke ofruar një ndihmë të madh ekonomike për kandidatët që garojnë për senatin e SHBA-ve. Senatorët të zgjedhur me këto ndihma në disa raste kur lobitë e armës nuk duan që një ligj të kalojë e lënë pezull kështu që pengojnë miratimin e tyre.
Përafërsisht para 2 vjetve Senati i SHBA-ve e kishte refuzuar ofertën e cila parashikonte detyrim për hetimin e historisë së personit i cili do të bleje armë, pasi që në një shkollë në Connecticut në orat e mëngjesit ishte kryer një sulm nga ana e një sulmuesi me maskë ku u vranë 20 fëmijë gjithsej 27 persona.
Presidenti Obama reagoi ndaj vendimit të senatit për një ligj e cila është mbështetet nga 90% e popullatës dhe e karakterizoj si "deformim".
Obama reagoi duke thënë "Fitorja e të cilit, fitore për çka është kjo" dhe ditën kur propozimi u hodh poshtë nga Senati e identifikoi si "Një ditë turpi të madh për Uashingtonin".