Hakan Çopur
03 Prill 2017•Përditësim: 03 Prill 2017
WASHINGTON (AA) – Qindra demonstrues kanë protestuar në Washington kundër vizitës së paralajmëruar të presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, i cili sot duhet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Amerikanët të cilët i kanë rrënjët nga Egjipti, mendojnë se Sisi është i njohur për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për këtë nuk duhet të pranohet në Shtëpinë e Bardhë.
Disa individë kishin të veshur rroba të cilat simbolizojnë të burgosurit në burgjet e Egjiptit, ndërsa në fund të protestës u lëshuan në ajër pëllumba të bardhë, simbol i lirisë dhe paqes.