Kasım İleri
27 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan në largim, Barack Obama deklaroi se do ta kishte mposhtur Trumpin në zgjedhjet e nëntorit sikur të kishte mundësi të garojë për një mandat të tretë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Unë jam i bindur se po të kisha garuar përsëri, besoj se do të kisha mobilizuar shumicën e amerikanëve që të rreshtohen me mua”, tha Obama në intervistën lamtumirëse me ish këshilltarin e tij të lartë David Axelrod, në produksion nga rrjeti i CNN-it.
Besimin e tij, Obama e mbështetit në siç tha, “Amerikën tolerante me plotë energji”.
Kufiri elektoral në SHBA i cili mundëson maksimalisht dy mandate të presidentit, ka pamundësuar Obamën të garojë për jë mandat të tretë.