Muhammed Bilal Kenasari
17 Mars 2016•Përditësim: 17 Mars 2016
WASHINGTON (AA) - Presidenti amerikan Barack Obama kërkoi nga presidenti rus Vladimir Putin lirimin e pilotes dhe deputetes ukrainase Nadiya Savchenko e cila u dërgua në Rusi nga seperatistët e cila ndodhet në burg, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i lartë i cili ka folur për agjencinë e lajmeve AP në SHBA ka thënë se kjo çështje ka qenë në temë gjatë një bisede telefonike mes presidentëve Obama dhe Putin ditën e hënë.
Zyrtari i cili nuk deshi të identifikohet ka theksuar se Obama nga Putin ka kërkuar lirimin e pilotes Savchenko.
Ndërkohë në një deklaratë me shkrim të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby thuhet se Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergey Lavrov.
Në deklaratë thuhet se Kerry ka diskutuar rreth vizitës së tij që do të zhvillojë në Moskë.
"Sekretari Kerry ka potencuar rëndësinë emergjente të procesit të tranzicionit politik në Siri. Është i nevojshëm vazhdimi i marrëveshjes për ndalimin e luftimeve si dhe dërgimin e ndihmave humanitare, përfshirë edhe dërgimin e ilaçeve dhe të gjitha mjetet e nevojshme për sirianët", qëndron në deklaratën me shkrim.
Savchenko, pilotja e parë femër në ushtrinë e Ukrainës e cila ka marrë pjesë vullnetarisht në operacionet kundër seperatistëve pro rusë në lindje të Ukrainës më 18-19 qershor 2014 u mor peng nga seperatistët afër rajonit Schastye në të ashtuquajturën "Republika Popullore Lugansk".
Prokuroria ruse akuzon piloten ukrainase për vrasjen e gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës duke kërkuar dënim prej 23 vitesh burg, gjobë në vlerë prej 100 mijë rubla si dhe uljen e afatit të paraburgimit nga dënimi. Savchenko në seancën e fundit pasi nuk iu dha e drejta për t'u mbrojtur nisi grevën e urisë. Ndërsa presidenti ukrainas Poroshenko deklaroi se Savchenko është simboli i Ukrainës.