Kasım İleri
27 tetor 2015•Përditësim: 27 tetor 2015
WASHINGTON (AA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, do të udhëtojë më 15 nëntor drejt Turqisë për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Grupit G20, raporton Anadolu Agency (AA).
"Obama do të nxisë përpjekjet ekonomike për të siguruar një rritje të fortë, të qëndrueshme dhe të balancuar ekonomike në nivelin global gjatë vizitës në Turqi", theksohet në një komunikatë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Është e paqartë nëse presidenti amerikan do të zhvillojë takime me liderët e Turqisë.
Pas Samitit G20 Obama do të udhëtojë në Filipinë dhe Malajzi ku do të marrë pjesë në takimet e samitit rajonal në të dyja vendet.
Siç theksohet nga Shtëpia e Bardhë, vizita e Obamës në Azinë juglindore do të kontribuojë në strategjinë e SHBA-së për të ribalancuar rajonin e Azisë dhe Paqësorit në dimension politik, ekonomik, të sigurisë dhe të angazhimit ndërnjerëzor dhe do të nënvizojë mbështetjen amerikanë ndaj institucioneve rajonale të Azisë.