Büşra Selvi Öğütcen
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
HANOI (AA) - Presidenti amerikan Barack Obama i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Vietnam, bëri thirrje për respektimin e të drejtave të njeriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Obama, në ditën e dytë të vizitës së tij u takua me aktivistë dhe sipërmarrës. Ai tha se të drejtat më të mira të njeriut që sigurohen përmes dhënies së të drejtave nga qeveria vietnameze për qytetarët, do të kontribuojë në ekonominë e shtetit, stabilitetin dhe fuqinë rajonale.
Në fjalimin që e mbajti në Qendrën Kombëtare të Kongresit, Obama u shpreh se kombet bëhen më të fuqishme kur njerëzit i shprehin mendimet e tyre lirshëm, kur mblidhen pa u shqetësuar dhe kur i shprehin kritikat e tyre në internet dhe media sociale.
Obama tërhoqi vëmendjen duke thënë se mbrojtja e këtyre të drejtave nuk paraqet rrezik për stabilitetin, por, përkundrazi, i forcon themelet e stabilitetit dhe progresit.
Duke potencuar se Vietnami këtë do ta arrijë ndryshe nga Amerika, Obama shtoi se "Megjithatë, ekzistojnë parime themelore mbi të cilat duhet të punojmë të gjithë".
Ai potencoi se Vietnami në shumë fusha ka bërë hapa të rëndësishëm që vlen të përmenden, porse shqetësimet në disa fusha vazhdojnë edhe më tej.