Mustafa Keleş
07 Maj 2016•Përditësim: 07 Maj 2016
KOMBET E BASHKUARA (AA) - Anëtarët e përkohshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në maj, Egjipti dhe Angola, me kërkesën e Malajzisë, Senegalit dhe Venezuelës organizuan seancë informale në lidhje me mbrojtjen e popullit palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mbledhjen e hapur për të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, sidomos anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së treguan nivel të ulët të pjesëmarrjes. Mësohet se në të njëjtën kohë përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-ve në OKB ka organizuar një tjetër mbledhje në lidhje me luftën kundër DAESH-it dhe se ambasadorët dhe zëvendësit e tyre kanë qenë të ftuar atje.
Përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në OKB, Riyad Mansur, në fjalimin e tij tha se me sulmet ndaj Gazës, me vendbanimet ilegale dhe me shkatërrimin e shtëpive të tyre gjithë populli palestinez është nën rrethim dhe se ata janë duke luftuar për të siguruar mbrojtje për popullin palestinez.
Duke potencuar se përgjegjësia për të sigururar paqen dhe sigurinë ndërkombërtare i takon Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Mansur shtoi se mos veprimi i Këshillit bën që Izraeli të inkurajohet në mosrespektimin e ligjit.