Betül Yürük
16 Janar 2020•Përditësim: 16 Janar 2020
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, lidhur me bastisjen e zyrës së Anadolu Agency (AA) në Kajro dhe arrestimin e katër punonjësve të saj nga policia Egjiptit tha se "Ne gjithmonë jemi të shqetësuar nga lajmet lidhur me arrestimin dhe ndalimin e gazetarëve. Do të hetojmë çështjen".
"Lajmet për arrestimet nuk i kam shikuar ende, por ne gjithmonë jemi të shqetësuar nga lajmet lidhur me arrestimin dhe ndalimin e gazetarëve. Do të hetojmë çështjen" është përgjigjur gjatë një konference ditore për shtyp Dujarric, ndaj pyetjes së gazetarit të AA-së lidhur me arrestimin e punonjësve të AA-së në Egjipt.
Bastisja e policisë egjitiane në zyrën e AA-së në Kajro
Policia egjiptiane mbrëmë bastisi zyrën e AA-së në Kajro dhe arrestoi katër punonjës të agjencisë. Të arrestuarit, përfshirë një shtetas turk dhe tre egjiptianë, u dërguan në vend të panjohur.
Pas mbërritjes zë zyrën e AA-së ekipet e policisë mbyllën kamerat e sigurisë dhe ndërprenë lidhjen e internetit.
Forcat e sigurisë deri në mëngjes kanë bërë kontrolle në zyrë, kanë parandaluar punonjësit të kontaktojnë me jashtë duke konfiskuar pasaportat, celularët dhe laptopët e tyre.