Riyaz ul Khaliq
21 Maj 2019•Përditësim: 23 Maj 2019
Kombet e Bashkuara (OKB) kanë zbutur disa nga sanksionet kundër Koresë së Veriut, duke lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare në vendin që përballet me mungesa të mëdha ushqimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi përjashtimin nga sanksionet për të mundësuar Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) të zbatojë programin e ndihmave në Korenë e Veriut "për të përmirësuar shëndetin dhe të ushqyerit e njeriut dhe vendin e varfër", raportoi agjencia e lajmeve Yonhap nga Seouli.
Ky veprim erdhi në një kohë kur Programi Botëror i Ushqimit dhe Koreja e Jugut po përpiqen të dërgojnë ndihma në Phenian, ku miliona njerëz ballafaqohen me mungesa ushqimore.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi ndihmën me vlerë 5.75 milionë dollarë (rreth pesë milionë) për të mundësuar UNICEF-in që të ofrojë ujë të pijshëm dhe për të ndihmuar spitalet që të sigurojnë trajtim efektiv për pacientët, sidomos fëmijët dhe nënat e kequshqyera.
Koreja e Veriut është nën sanksione të rrepta të OKB-së që nga viti 2006 kur kreu testin e parë të programit të saj të armëve bërthamore.