Ömer Aydın
09 Maj 2017•Përditësim: 09 Maj 2017
PARIS (AA) - Rreth një mijë refugjatë që qëndronin nën urë dhe në hyrje të autostradës në rajonin La Chapelle në veri të Parisit janë evakuuar sot në orët e hershme të mëngjesit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Policia e Parisit thuhet se kampi i rreth një mijë refugjatëve, kryesisht afganë dhe sudanezë, nën urë dhe në hyrje të autostradës është i jashtëligjshëm dhe "përbën rrezik sa për sigurinë, po aq edhe për higjienën e vetë refugjatëve dhe njerëzve përreth".
Në deklaratë thuhet se për këtë arsye në orët e mëngjesit është bërë evakuimi i këtij vendqëndrimi të refugjatëve.
Ndërkaq, ministrja e Banimit e Francës, Emanuelle Cosse, ka thënë se në operacionin e evakuimit kanë marrë pjesë 350 policë dhe mbi 100 punonjës të komunave dhe organizatave joqeveritare, dhe se 800 deri në një mijë refugjatët e dërguar me autobusë do të vendosen në qendra refugjatësh në Paris dhe rrethinë.
Ndryshe, kampi prej tendash dhe barakash ku qëndronin refugjatët, gjenden në afërsi të Qendrës për Ndihma Humanitare në Paris të hapur rishtazi nga qeveria.
Refugjatët për të cilët thuhet të kenë ardhur këtu nga kampet e evakuuara paraprakisht në Francë, mësohet të jenë vendosur nën urë për shkak se nuk janë pranuar në Qendrën për Ndihmë Humanitare si rezultat i mungesës së vendeve të lira.
Po ashtu, rreth dy muaj më parë, refugjatët e mbledhur në zonën e njëjtë të Parisit ishin evakuuar.