Halit Süleyman
03 Qershor 2016•Përditësim: 04 Qershor 2016
HALEP (AA) - Grupet opozitare në Halep të Sirisë kanë vrarë 30 militantë të organizatës terroriste DAESH, gjatë përpjekjeve të tyre për të hyrë në qytezën Mari. Dy automjetet e tyre janë shpërthyer përpara se të arrinin në pikën e kontrollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve lokale thuhet se militantë të DAESH-it janë përpjekur për të hyrë në qytezën Mari e cila prej kohësh ndodhet nën rrethimin e degës së organizatës terroriste PKK në Siri, PYD.
Burimet thanë se të paktën 30 militantë të DAESH-it janë vrarë nga grupet opozitare të Sirisë. Ndërkohë dy automjete të ngarkuar me bombë janë shkatërruar pa arritur në pikën e kontrollit. Nga ana tjetër burimet thanë se forcat e koalicionit ndërkombëtarë të kryesuar nga SHBA-ja kanë bombarduar pozicione të DAESH-it në rrethinat e Mari-t.