23 shtator 2015•Përditësim: 23 shtator 2015
BRUKSEL (AA) – Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sot deklaroi se mbarë bota duhet të ndajë barrën e pranimit të refugjatëve dhe emigrantëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Orban fuqishëm kundërshton kuotat e propozuara për refugjatët brenda kufijve të Bashkimit Evropian, por ai tha se kuotat botërore do të jenë mes gjashtë propozimeve të tij të cilat do t’ua shpalosë vendeve evropiane në takimin në Bruksel.
“Duhet të përfshihet e gjithë bota në përballjen me krizën e refugjatëve dhe të emigrantëve apo, siç e quajmë ne hungarezët, dyndje të popujve”, tha Orban.
Ai përsëriti propozimin vendeve të BE-së që të ndihmojnë Greqinë për të mbrojtur kufijtë e saj në parandalimin e ardhjes së refugjatëve në kontinent, duke shtuar se vendet anëtare do të mund të dërgojnë vullnetarisht ushtarë të tyre për misione të tilla.