Ekip
25 Prill 2017•Përditësim: 25 Prill 2017
KARAÇI (AA) – Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë lënduar kur një minë goditi një furgon pasagjerësh në veriperëndim të Pakistanit, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi i minës është ngjarja më e re në vargun e rasteve që kanë ndodhur në rajonin afër kufirit afgan. Furgoni transportonte pasagjerë në Parachinar, qyteti i vetëm me shumicë shiite.
Gjeneral major Asif Ghafoor, zëdhënës i ushtrisë pakistaneze theksoi në një njoftim se një helikopter ushtarak arriti në vendin e ngjarjes me qëllim që t’i transportojë të lënduarit në Peshawar, kryeqyteti i rajonit fisnor Khyber Pakhtunkhw. Aktualisht askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por theksohet se në këtë rajon gjatë dhjetë viteve të fundit kanë qenë aktiv talebanët.