Ekip
16 prill 2019•Përditësim: 17 prill 2019
Gjykata Supreme e Pakistanit ka refuzuar një peticion të organizatës terroriste FETO për një shqyrtim përfundimtar mbi vendimin e vitit 2018 për dorëzimin e shkollave të lidhura me grupin terrorist te Fondacioni Maarif i Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Peticioni i shqyrtimit u paraqit muajin e kaluar nga grupi terrorist që qëndron pas grusht shtetit të dështuar në Turqi në vitin 2016.
“Sot Gjykata Supreme e Pakistanit e ka refuzuar peticionin e shqyrtimit të FETO-s, të cilin ata e kanë ngritur kundër gjykatës më të lartë lidhur me vendimin e vitit të kaluar”, tha për AA Mohammad Sohail Sajid, avokati lokal i cili paraqiti peticionin kundër shkollave të lidhura me FETO-n në vitin 2018.
Gjykata Supreme e Pakistanit po ashtu mbështeti vendimin e saj se FETO është një organizatë terroriste e deklaruar nga Parlamenti turk dhe e njohur më pas nga Organiza për Bashkëpunim Islam dhe Asambleja Parlamentare e Azisë.
Në muajin dhjetor, Gjykata Supreme e Pakistanit urdhëroi qeverinë të shpallë FETO-n grup terrorist dhe të ndalojë shkollat e lidhura me këtë grup terrorist në vend.
Gjykata po ashtu urdhëroi transferimin te Fondacioni Maarif i Turqisë të “pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme” të FETO-s, shkollave, kolegjeve, qendrave të edukimit dhe entiteteve të tjera të ngjashme.
FETO ka një prani të konsiderueshme jashtë vendit, duke përfshirë shkollat private të cilat shërbejnë si rrjedhë e të ardhurave për grupin terrorist.