Ekip
19 Prill 2019•Përditësim: 19 Prill 2019
Një gjykatë pakistaneze sot dënoi mbi 100 aktivistë të një grupi të madh fetar me shtatë vjet burg për përfshirjen e tyre në dhunën gjatë vitit 2014, kundër qeverisë së ish-kryeministrit Nawaz Sharif, njoftojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një gjykatë antiterroriste shpalli fajtorë 107 aktivistë të Pakistani Awami Tehreek (PAT) për dëmtimin e pronave publike dhe sulmin e personelit të zbatimit të ligjit në lagjen Sargodha të provincës Punjab verilindore, bën të ditur transmetuesi lokal Express News.
Të dënuarit mund ta kundërshtojnë aktgjykimin në gjykatën e lartë, ndërsa 105 aktivistë u liruan për shkak të mungesës së provave, tha transmetuesi.
Noorullah Siddiqui, zëdhënësi i PAT, për AA tha se partia do ta kundërshtojë vendimin në gjykatën e lartë.
"Ne nuk duam të komentojmë vendimin, por është e drejta jonë ligjore ta sfidojmë atë në gjykatën e lartë," tha Siddiqui.
PAT së bashku me opozitën e atëhershme dhe tani në pushtet Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI) kishin rrethuar kryeqytetin Islamabad për katër muaj duke kërkuar dorëheqjen e Sharif kundër manipulimit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013.